“Vikingët” kanë thyer Moldavinë 3-0 me lehtësi dhe janë ngjitur në vendin e parë në grupin H, ku bëjnë pjesë dhe kuqezinjtë e Shqipërisë. Islanda nuk ka vuajtur përballë skuadrës moldave, ndërsa e ka gjetur avantazhin që në pjesën e parë me anë të Sigthorson në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Erik Hamen, shënon edhe dy herë të tjera. Fillimisht me anë të Bjarnason në minutën e 55-të dhe 12 minuta më pas me anë të Bodvarsonit. Me këtë sukses, Islanda ngjitet në kuotën e 12 pikëve pas 5 ndeshjesh dhe pret rezultatin e takimit Francë-Shqipëri dhe Turqi-Andorra për të mësuar në do të jetë e vetme në krye të renditjes dhe pas mbrëmjes së sotme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb