PRISHTINË- Pas përmbylljes së afatit dyjavor për përmbushjen e kërkesave të protestës së fundit të tre subjekteve opozitare, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një konferencë për mediat ka njoftuar se opozita do të vazhdojë protestat.

Ai deklaroi se gjatë këtyre ditëve u pa që nuk ka një reflektim të qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e opozitës dhe kjo sjellje e qeverisë është treguesi më i mirë që Qeveria nuk ka interesim për shtet ligjor.

Ahmeti shtoi se opozita do të vazhdojë me protesta deri në përmbushjen e këtyre kërkesave, megjithatë nuk dha ndonjë datë se kur do të jetë protesta e ardhshme, duke thënë se ajo do të mbahet në një kohë të përshtatshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: