6 mjekë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e bën me dije federata kombëtare e urdhrit të mjekut italian, që përditëson në mënyrë të vazhdueshme numrin e viktimave, përfshirë mjekët në aktivitet, në pension, të cilët janë thirrur për të shërbyer në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.

Numri i përgjithshëm në total ka shkuar në 137 mjekë që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb