ITALI-Në një magazinë në Romë, është sekuestruar sasia e 500 kilogramëve drogë, ndërsa në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një maroken. Policia bën të ditur se operacioni blic u realizuar në zonën e Ardea, sot në mëngjes, duke arrestuar një shqiptar 27 vjec dhe një shtetas të nacionalitetit, maroken, 29 vjec.

Të dy trafikantët u vunë në pranga në flagrancë teksa po përpiqeshin të shisnin mallin. Pasi vunë re policinë, ata u munduan të silleshin si tregtarë të mallrave të zakonshme, duke ngarkuar e shkarkuar mall në makinë, por nuk u vleu. Policia i kishte survejuar prej kohësh shqiptarin dhe marokenin që jetonin në një vilë të vogël në zonën e Ardea, dhe kishin vërejtur sjellje dhe lëvizje të dyshimta të tyre.

Gjatë operacionit të arrestimit, marokeni bëri rezistencë duke i shkaktuar një frakturë në kurriz një agjenti policie e duke tentuar arratinë, por u kap nga karabinierët në një fushë aty pranë. Kurse shqiptari u kap lehtësisht në automjetin ku po ‘shisnin’ mallin.
Gjithë operacioni ndodhi në një zonë tejet të populluar me kalimtarë të shumtë.

Në një magazinë të vilës u gjet sasia e 500 kilogramëve drogë, shumica marijuanë por dhe 30 kg kokainë. Droga ishte ndarë në pako dhe nga të dhënat e para të siguruara, dyshohet se vjen nga Shqipëria por dhe vende të tjera të Ballkanit

Zbulohet se trafikantët kanë përdorur ushqimet dhe vajin industrial për të kaluar mallin në dogana.
Malli u sekuestrua ndërsa po hetohet për egzistencën e një organizate kriminale të nivelin ndërkombëtar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: