ITALI

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në shtetin italian. Mediat lokale shkruajnë së dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije u janë gjetur e sekuestruar armë dhe kokainë, gjatë kohës që po lëviznin me një makinë tip “Golf”.

Ata janë të moshës 33 dhe 22 vjeç. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve ishte armë e tipit “Maueser”, e cila daton që nga Lufta e Parë Botërore dhe konsiderohet si një armë vdekjeprurëse gjysmë-automatike e modelit 1910 dhe një kalibër 6,35.

E9f9ca06 5fe5 4e12 A3ff 1670362d2e19
E9f9ca06 5fe5 4e12 A3ff 1670362d2e19

Gjithashtu thuhet se arma ishte në gjendje perfektë dhe e gatshme për ta përdor në shkëmbim zjarri. Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e ‘Santo Spirito’  dhe priten të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb