ITALI

Gjashtë persona janë arrestuar në Itali me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Sipas medias lokale, të arrestuarit janë mbajtur nën hetim që nga viti 2016, ndërsa origjina e tyre është nga Shqipëria, Rumania si dhe nga Italia. Arrestimi i tyre është kryer në zonat Molise, Abruzzo dhe  në Puglia.

Nuk bëhet me dije identiteti i trafikantëve, por raportohet se ata së bashku funksiononin përmes grupit të strukturuar në shitjen e lëndëve narkotike të llojeve kokainë, heroinë si dhe subastancave të tjera të ndaluara.

Kapen
Kapen

Në raportin e mediave fqinje  theksohet fakti se ka dyshime të forta se ky grup furnizohej nga një shqiptar tjetër, i cili kishte veprimtari në fushën e trafikimit të drogës. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të shitjes së drogës, pasi dyshohet se pas të arrestuarve, fshihen edhe persona të tjerë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb