NAPOLI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qendër të Napolit. Si pasojë ka mbetur e plagosur në këmbë një 10-vjeçare, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin Santobono, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga të shtënat janë plagosur edhe tre emigrantë.

Ende nuk dihet identiteti i personave që kanë qëlluar me armë dhe as objektivi i tyre, ndërsa policia italiane ka nisur menjëherë hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në tregun “Magdalena”, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë tregtarë me ngjyrë.
Tre burrat e plagosur u dërguan në spital, ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që emigrantët të kenë qenë objekt i sulmit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb