ITALI- Vajza e një çifti emigrantësh shqiptarë në Itali kanë denoncuar në emisionin “Chi l’ha visto”, zhdukjen pa gjurmë të prindërve të tyre.

Sipas tyre, Shpëtim dhe Teuta Pesho janë larguar nga banesa pa lënë gjurmë në muajin tetor. Në këtë emision, vajzat shprehen se kërkojnë të dinë nëse prindërit e tyre kanë ikur me dëshirë apo jo.

“Biseda jonë e fundit telefonike me prindërit ka qenë në 31 tetor të këtij vitit. Duam të dimë nëse ata kanë ikur me dëshirë apo jo, duam të dimë arsyet.”, pohuan vajzat e çiftit shqiptar. Nga ana tjetër ato shtuan se “pronarja e banesës na tha se kishin marre çdo gjë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: