“Pa frikë në “Euro2020’, ky është mesazhi i qartë i Gareth Bale, kapiteni i Uellsit, i cili ndryshe nga opinioni sportiv nuk sheh një skuadër favorite në Grupin A: “E dimë që do të jetë një grup shumë i vështirë, nuk është e lehtë të përcaktosh një favorit, pavarësisht se të gjithë e njohim prestigjin e Italisë. Nuk na intereson nëse nuk na shohin favoritë, këtë do ta tregojë fusha, ne mendojmë se mund të kalojmë turin”, u shpreh sulmuesi i Tottenham duke i kujtuar të gjithëve arritjen e tyre 5 vite më parë ku prekën fazën gjysmëfinale: “Pritshmëritë tona janë të ngjashme me ato të 5 viteve më parë por duke menduar garë pas gare, ka një miks të mirë mes lojtarëve të rinjë dhe ekspert. Ndihem i nderuar që do të jem kapiten”, përfundoi ylli i Uellsit.

“Gjelat” sfidojnë në sfidën e parë Zvicrën e Granit Xhakës dhe Shaqirit me shokë, ashtu si Bale edhe trajneri i Zvicrës, Vladimir Perkovic mendon se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë të kalojë fazën e grupeve: “Uellsi është një skuadër që merito respekt, një skuadër që ka ditur të shkojë deri në fazën gjysmëfinale pesë vite më parë. Duhet të japim 120% por pa pasur frikë. Çdo ndeshje duhet të jetë një trampolinë për ndeshjen pasuese pasi dëshirojmë të përmirësohemi akoma më shumë”, u shpreh trajneri i Zvicrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: