Presidenti Meta ka reaguar pasi Italia ka dërguar në Shqipëri ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe 500 mijë maska kirurgjikale, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.

Presidenti shpreh mirënjohjen e thellë dhe thotë se ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.

STATUSI I PLOTE
Falenderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.
Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!
Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
GRAZIE DI CUORE! ??❤️??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: