Italia do jetë sërish spektatore në Botëror, me këtë kombëtare që dështoi të siguronte një biletë për në Amerikë. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro tha në Sport News në News 24 se axurrët kanë mjaft probleme dhe e kanë vuajtur shumë mungesën e yjeve dhe talenteve.
Pasi Italia është në momentin më të erret në histori. Nuk u kualifikua për herë të tretë radhazi në Botëror, ka renë shumë në nivel futbolli dhe treningu, madje edhe vetë Serie A nuk është më oazi i futbollistëve shqiptar…
Italia është humbje e madhe për futbollin europian dhe botëror. Është një moment përsëritës, goditje e madhe, ato kërkojnë, analizojnë, si funksionon, problemet, nuk janë gjërat aq të lehta. Është ajo që nuk ka një brez cilësor. Dikur ka patur figura të futbollit botëror si Totti dhe Baggio. Ka disa vite që vuan mungesën e talenteve. Kjo është një nga arsyet kryesore që italia është në këtë situatë.
