Marsel Ismajlgeci ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë, ku së fundmi kishte veshur fanellën e Ballkanit.

Ish-futbollisti i Tiranës kishte luajtur në edicionet e fundit tek ekipi në Suharekë, por pas largimit nga atje, vendosi që aventura e radhës të ishte përsëri në Kosovë. Ai firmosi sot me ekipin e Dritës, duke u prezantuar nga kampionët në fuqi si afrimi më i fundit.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i FC Drita.

Të bindur se me cilësitë, përkushtimin dhe karakterin e tij do të japë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën tonë, i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër.

Mirë se erdhe, Marsel! Suksese me fanellën tonë!”, shkruhej në njoftimin e Dritës për afrimin e futbollistit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb