Eliminimi me radhë i Lazio, Napoli dhe Inter nga Champions League u përjetua si dramë në Itali, kjo me të drejtë pasi në valle ishte e ardhmja e sezonit të ri, me Serie A që shpreson të dërgojë 5 ekipe në Champions. Për fat të mirë, futbollin italian nuk e tradhtuan 4 ekipet e tjera që merrnin pjesë në Europa dhe Conference League. Milan, Roma dhe Atalanta kaluan në çerekfinalet e Europa League, ndërsa të njëjtin fat pati edhe Fiorentina në Conference League.

Rrr
Rrr

Pas dhimbjeve vjen edhe lehtësimi, kjo është historia e futbollit italian brenda pak ditësh. Kualifikimi i katër ekipeve për më tej në dy turnetë e tjerë të organizuar nga UEFA përforcon pozitat e futbollit italian në renditjen e UEFA-s, vijojnë të qëndrojnë në krye me 17,713 pikë, të shkëputur ndjeshëm nga Gjermania dhe Anglia. Rregullorja parashikon që dy ekipet me renditjen më të mirë sezonin e ardhshëm të shkojnë me 5 ekipe në Champions League.

Champions Lige
Champions Lige

Asgjë nuk ka përfunduar, por ky trend nuk pritet të ndryshojë deri në fund. Nëse Serie A përfundon këtu, në Champions do të shkonin Inter, Milan, Juventus, Bologna dhe Roma, kjo është renditja deri në këtë pikë të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb