E’ stato la mano di Dio” (”Ishte dora e Zotit”) nga regjisori Paolo Sorrentino është filmi që do të përfaqësojë Italinë në përzgjedhjen për filmin më të mirë të huaj në Oscar.

Sorrentino u përzgjodh ndërmjet 18 regjisorëve kandidatë, të cilët kanë prezantuar ose do të prezantojnë në kinematë italiane mes 1 janarit deri më 31 dhjetor të 2021.

Njoftimi zyrtar i të gjithë nominimeve do të jetë më 8 shkurt 2022 dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në Los Anxheles më 27 mars.

”E’ stato la mano di Dio’ është filmi im më i rëndësishëm dhe më i dhimbshëm për mua. Jam i lumtur që e gjithë kjo dhimbje sot ka çuar në gëzim”, tha Paolo Sorrentino pas lajmit për zgjedhjen e filmit të tij për të përfaqësuar Italinë në çmimin Oscar.

“Sot është vetëm hapi i parë dhe e bukura e kësaj gare është se është e vetmja garë në botë ku nëse je në pesëshen e parë është një fitore”, vazhdon ai.

“Jam i lumtur që filmi është përzgjedhur. Falënderoj sinqerisht komisionin që ka zgjedhur filmin tim mes shumë filmave të mirë. Faleminderit The Apartment, Fremantle dhe Netflix që më mbështetën”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb