Italia ka publikuar listën me 33 emra për Europianin e këtij viti. Në fakt, lista e Mancinit është provizore teksa pritet të ndryshojë pas miqësoreve.

Bie në sy se nga gjithë të grumbulluarit vetëm 4 lojtarë nuk janë nga Seria A, saktësisht Florenzi, Veratti dhe Moise Kean që luajnë tek PSG dhe Grifo i Freiburg.

Po ashtu mediat italiane kanë theksuar se vërehet mungesa e dy lojtarëve të Chelsea-s, Jorginho dhe Emerson, por që flitet se ata janë lënë jashtë momentalisht për shkak të angazhimit në finalen e Champions League më 29 maj dhe më pas mund t’i bashkohen përfaqësueses.

 

LISTA ME 33 EMRA

PORITERË: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

MBROJTËSA: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Alessandro Florenzi (Paris St Germain), Manuel Lazzari (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta)

MESFUSHORË: Nicolò Barella (Inter), Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris St Germain)

SULMUESË: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Vincenzo Grifo (Freiburg), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Kean (Paris St Germain), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb