Ëndrra e shumë shqiptarëve për të parë nga pranë, qoftë edhe për pak sekonda, disa prej yjeve më të mëdhenj të Kombëtares së Italisë do të bëhet realitet pasditen e sotme. Sipas informacioneve nga Federata Shqiptare e Futbollit, katër herë kampionët e botës pritet të zbarkojë rreth orës 17:30 në aeroportin e Rinasit.

“Axurrët” nuk do të parakalojnë siç mund të ishte menduar, qoftë edhe për disa orë në Tiranë, por do të nisen menjëherë për në Shkodër me autobus. Në orën 20:00 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Ventura dhe një prej futbollistëve të tij, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndonëse për Italinë do të ketë vetëm një inspektim fushe, jo stërvitje.

italianet

Interesimi për sfidën ndaj Kombëtares së Italisë nuk kishte se si të mos ishte i madh nga sportdashësit, pavarësisht faktit se disa prej tribunave kanë çmime të kripura për shumicën e xhepave të shqiptarëve.

tifozet

Gjithsesi, për një ndeshje që do të mbahet mend në histori si kjo e mbrëmjes së nesërme, janë shitur mbi 15 mijë bileta dhe në dispozicion për ata që janë të interesuar për të qenë në stadium, kanë mbetur vetëm pak në dispozicion (kapaciteti i stadiumit “Loro Boriçi” është pak më shumë se 16 mijë vende).

tifozet-kombetarja-loro-borici-

Çmimet e biletave për këtë duel kanë variuar nga 1000 lekë të rinj për tribunat prapa portave të impiantit, deri në 12000 lekë të rinj për një vend më komod në tribunën “VIP”. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb