Mbrëmjen e së shtunës, i është bërë atentat në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashit. Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se viktima, kishte me Eldi Dizdarin.

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb