Kryeministri Edi Rama dhe homologu u tij holandez Mark Rutte, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo është vizita më e veçantë e miqve.

Mes të tjerash ai tha se Holanda është pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin.

“Të gjitha vizitat e miqve dhe partnerëve tanë në Tiranë janë momente të veçanta, por pa ekzagjerim do të thoja se ky është një moment i veçantë. Pasi jemi këtu pas një kohe të gjatë ku unë pata nderin të isha në zyrën e tij në Hagë, ku u mikrpita si të isha në shtëpinë time. Iu desh që të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi, pasi përveçse se është këtu, ndodh në një moment pozitiv në marrëdhëniet tona, mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës, kur siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo marrëdhënie shkon përtej procesit tonë të integrimit. Kremtuam 50 vite marrëdhënie diplomatike me Holandën. Kemi vazhdimësi marrëdhënie pune pozitive dhe impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, nga një anë përmes projekteve dhe mbështetjes që marrin për to. Kemi folur me kryeministrin për bashkëpunimin për sigurinë, krimit të organizuar dhe jemi të bindur se progresin i bërë do të rritet, si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në dispozicion për këtë bashkëpunim. Kemi folur dhe për mundësinë që Holanda të mbështesë një përafrim të universiteteve tona me ato europiane.

Kemi folur për një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat rurale për t’i përfshirë në programe të mëtejshme. Kemi folur edhe për momentin ku jemi e dimë se Franca, Holanda, Gjermania, e të gjithë janë gati të ulen me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga veto bullgare. E falënderoj mikun tim Mark për komunikimin e tij personal me palën bullgare. Kënaqësi dhe duket edhe nga sa mundëm deri tani ta shprehim mikpritjen me mirëseardhjen. Ky është një vend që ka shumë ndjekës e tifozë të kombëtares holandeze dhe që sot janë shumë të lumtur që kanë flamurin e Holandës të varur kudo. Duket se e fituat kupën e Botës këtu në Tiranë të paktën.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: