Sekuestrohen rreth 26 kg kanabis në Krujë, ndërsa në pranga ra një 44-vjeçar. Burime zyrtare nga policia thanë se në kuadër të operacionit policor të koduar “NOJA 3” u arrestua shtetasi me inicialet B. M., banues në fshatin Nojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb