Policia e Vlorës ka sekuestruar 11 kg lëndë narkotike kanabis, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit A.C., dhe H.C., të dy banues në fshatin Hadëraj.

27-vjeçari dhe 57-vjeçari janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë-Informacion-Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Shpallen në kërkim dy poseduesit e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra, se dy shtetas posedonin në banesë lëndë narkotike, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesat e dy shtetasve A. C, dhe H. C., në fshatin Hadëraj, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: