Një histori e denjë për një thriller hollivudi është ajo e Milena Deraj, ish-punonjëses së Kuvendit, e cila u la të premten nga gjykata e Tiranës nën masën e sigurisë “arrest me burg”, nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Nënë e një fëmije të vogël, Deraj dyshohet se kishte marrë shumën prej 340 mijë eurosh nga Shyqyri dhe Abedin Ferracaku, për tiu rrezuar dënimin e përjetshëm, që rrezikonin për masakrën e Velipojës, me 4 të vrarë pas një sherri për shezlongët.

Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë thotë se përmes një të njohuri ka rënë në kontakt me Ferracakët e Shkodrës, të cilëve iu ka thënë se do t’ju gjente avokatë të suksesshëm për çështjen. Ajo i ka prezantuar me dy ish prokurorë, të cilët kanë ngelur në sitën e vettingut në shkallën e parë, e ndërsa presin të përballen me Kolegjin e Apelimit, punonin si avokatë. Njëri nga avokatët, ish prokuror në Durrës, ka marrë nga Deraj shumën prej 140 mijë eurosh, ndërsa tjetri ish prokuror në Shkodër, 200 mijë euro të tjera.

Për shkak se në lidhje me dosjen nuk po bëhej asgjë dhe dy ferracakët e pandehur rrezikonin dënimin e përjetshëm, Derajt i është kërkuar kthimi i shumës. Ajo e kthyer shumën prej 140 mijë eurosh, ndërsa 200 mijë të tjera nuk ua kishte dorëzuar Akoma. Gjatë kësaj kohe e dyshuara pretendoi se është marrë peng e kërcënuar me pistoletë në kokë, pasi paratë i kërkoheshin t’i kthente me interes. Gjatë kohës që është mbajtur peng, ajo pretendon se i është kërkuar që të deklaronte se kishte dhënë para prokurores së çështjes, me qëllim që në këtë mënyrë të përjashtohej nga procesi. Ajo thotë se është kërcënuar po ashtu nga 4 grupe kriminale, dy prej të cilave operojnë në zonën e Vlorës. Deraj ka kërkuar lirimin me pretendimin se duhet të kujdesej për fëmijën e mitur, por gjykata i rrëzoi pretendimet dhe caktoj ndaj saj masën e arrestit me burg.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: