Ivan Balliu, mbrojtësi i cili iu bashkua së fundmi përfaqësueses kuqezi dhe kishte mundësi të debutonte me të në ndeshjen kundër Spanjës, ka treguar në një intervistë për mediat spanjolle se si e ka përjetuar afrimin në Kombëtaren për të cilën njihte shumë pak.

“Shqipëria bëri Europianin me De Biazin dhe bëri një kualifikuese të shkëlqyer për aktivitetin. Po rritet shumë në aspektin futbollisitik dhe cilësor. Ajo po kërkon lojtarë që mund të kenë origjinë shqiptare dhe kjo krijon një përmirësim cilësor të ekipit.

Pse zgjodha një Kombëtare të vogël? Është e rëndësishme për lojtarët të tregojnë vlerat. Të jesh një futbollist Kombëtareje të jep një plus më shumë si lojtar. Mua, kur më erdhi oferta nga Shqipëria për të luajtur, nuk u mendova dy herë dhe gjeta aty një skuadër mjaft interesante. Nëse të jepet mundësia dhe bën një paraqitje të mirë ndaj Gjermanisë, Anglisë apo Francës, të bën të njohur në botë dhe të hap shumë dyer”, tha Balliu.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb