TIRANE

Shtyhet seanca për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Mësohet se Haxhiaj dhe avokati Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës, përkatësisht të; Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi.

Vet Haxhia ka kërkuar që të gjykohet nga gjykatës që kanë kaluar në ‘sitën’ e vettingut. “Të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vettingun”, tha Haxhia. Pas parashtrimit të kësaj kërkese, do shqyrtohet nëse do të pranohet apo jo kërkesa e Haxhisë.

Kujtojmë se më 12 nëntor, Haxhia, deklaroi përmes një statusi në ‘Facebook’ se do të nisë grevën e urisë në burg, vendim që ia kishte dorëzua dhe drejtorisë së burgut, pasi pretendonte se ka marrë kërcënime, sipas tij nga shefi i policisë së Burgut 302.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: