Një anëtar i Parmës është rasti i parë pozitiv në Serie A pas rinisjes së kampionatit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi dukal nëpërmjet një komunikate zyratre: “Parma Calcio 1913 njofton se pas testeve të fundit për Covid-19, një anëtar i skuadrës sonë (jo futbollist) ka rezultuar pozitiv. Klubi njofton se të gjithë anëtarët e tjerë kanë rezultuar negativë dhe kanë nisur izolimin në Qendrën Sportive, sikundër e parashikon protokolli”.

Pavarësisht kësaj, Parma do të jetë në gjendje që të luajë ndeshjen e radhës në kampionatit kundër Bolonjës ditën e nesërme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb