Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 501 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Gjithashtu thuhet se ky ishte numri më i lartë ditor i rasteve në Izrael që nga 30 marsi.

Sipas gazetës Haaretz, 42 për qind e pacientëve me virus janë ata që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

– Numri i rasteve aktive është në rritje

Në lajmet e mediave lokale, thuhet se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael u shkaktuan nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.

Izraeli, i cili arriti të kontrollojë pandeminë falë vaksinimit dhe ku masat COVID-19 janë zbutur që nga shkurti, numri i rasteve ditore ra nën 20 në fillim të muajit të kaluar.

Numri i rasteve aktive në vend më 6 qershor ra në 216, kurse me rritjet në ditët e fundit, ky numër ka arritur në 2.821.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb