Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri pretendon se Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj bazës ajrore ushtarake T4 në lindje të qytetit sirian Homs.

Agjencia e lajmeve SANA e regjimit të Asadit në lajmin e saj të bazuar në burimet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së regjimit pretendon se Izraeli mbrëmë në orën 21:33 sipas kohës lokale ka kryer sulm ajror ndaj bazës ajrore ushtarake T4 në qytetin Homs në pjesën qendrore të Sirisë.

Izraeli, sulmin e ka kryer në drejtim të rajonit Tenf nga trekëndëshi Irak-Jordani-Siri pretendohet në lajmin në të cilin thuhet se “Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kanë përballuar raketat e armikut dhe kanë rrëzuar shumicën e tyre”.

Në bazën ajrore ushtarake T4 në lindje të Homsit, krahas ushtrisë së regjimit thuhet se ndodhen pika ushtarake që u përkasin grupeve të huaja terroriste nën urdhrin e Gardës Revolucionare të Iranit.

Ndërkohë nga autoritetet izraelite nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Regjimi i Asadit pretendon se Izraeli ka kryer sulme ajrore më 3 shtator ndaj Damaskut, më 20 gusht në kryeqytetin Damask dhe Homs, më 17 gusht në rajonin Quneitra në jug të vendit, më 22 korrik në Homs, më 19 korrik në Halep, më 9 qershor, 17 mars, 28 dhe 15 shkurt në Damask, më 4 shkurt në rajonin Quneitra në jug të vendit, më 13 janar në Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, më 7 janar në jug të kryeqytetit Damask, më 30 dhjetor 2020 në rajonin Nebi Habil në periferinë perëndimore të Damaskut.

Që nga fillimi i luftës së brendshme në vitin 2011 e deri më tani, Izraeli herë pas here kryen sulme ndaj pikave ushtarake që i përkasin regjimit dhe grupeve me mbështetje iraniane.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb