Izraeli njoftoi të enjten ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga shtatë vende afrikane, pasi një variant i ri COVID-19 u zbulua në Afrikën e Jugut.

Mes raporteve të variantit shumë të mutuar të njohur si B.1.1529, kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe ministri i Shëndetësisë Nitzan Horwitz vendosën të listojnë Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibia dhe Eswatini si “vendet e kuqe”.

“Të huajt nga këto vende nuk do të mund të hyjnë në Izrael,” tha ai.

Qytetarët izraelitë që kthehen në shtëpi nga udhëtimet në këto vende do të duhet të karantinohen në hotel për shtatë ditë, edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar, tha ai.

Ata do të lirohen pas dy testeve PCR negative. Udhëtarët që refuzojnë të testohen do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 12 ditë, sipas deklaratës.

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thanë se kanë zbuluar variantin e ri COVID-19 dhe janë ende duke studiuar implikimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb