GJERMANI – Olivia, Amelia, Xhesika dhe Frederik. Kështu do të quhen katërnjakët shqiptarë që erdhën në jetë një ditë më parë në Gjermani, ku prindërit e tyre kanë kërkuar azil që prej muajit korrik. Mediat gjermane kanë publikuar fotografi të nënës shqiptare, e cila solli në jetë 3 vajza dhe një djalë përmes një operacioni cezarian, në klinikën universitare në Jena.
“Shërbimi mjekësor në Shqipëri nuk është kaq i mirë,”- tha Vebi Keta, babai 36-vjeçar i fëmijëve.
Çifti Keta kishte mbërritur në korrik të këtij viti si azilantë në Gjermani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb