Nëse e keni fatin, t’ju ftojnë në vende të ndryshme të botës, në festimin e martesës, duhet të keni parasysh disa gjëra. Në bazë të kulturës së tyre, kërkohen disa detaje, në mënyrë që të kënaqet mikpritesi dhe të mos mendojë se ju po sillni fat të keq. Rachael Bentick, që ka organizuar më shume se njëmijë dasma të ndryshme, zbulon se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë, në dasma të ndryshme.

Dasma kineze – kujdes me veshjen dhe mos e refuzoni ushqimin
Në dasmat e traditës kineze, duhet të kujdeseni se çfarë vishni. Meqenëse nusja vesh dy fustane, një të bardhë dhe një të kuq, duhet të shmangni këto dy lloje ngjyrash. Po ashtu, shmangni edhe ngjyrën e zezë, sepse konsiderohet fat i keq. Këshillohet të vishni ngjyrë pjeshke ose roze, sepse simbolizojnë lumturi. Në asnjë mënyrë, mos e refuzoni ushqimin.

Dasma indiane – përfshihuni dhe vishni sari, por kurrë mos e puthni nusen
Askush nuk detyrohet të veshë sari, por të gjithë kanë dëshirë që mysafiri të vijë i veshur ashtu.
Po që se nuk keni dëshirë, vishni fustan shumëngjyrësh dhe të gjallë. Në asnjë mënyrë nuk bën të puthet nusja. Ndërsa meshkujt, e kanë të ndaluar edhe të vallëzojnë apo të fotografohen me nusen.

Dasma e hebrenjeve- vini kapelën tradicionale dhe vishuni serioz
Të gjithë pjesëmarrësit në dasmat e hebrenjve vënë kapele të njohura si kippah, përfshirë edhe ata të besimeve të tjera. Në këto dasma, të gjithë duhet të vishen serioz dhe mos të kenë pjesë të zbuluara.

Dasma greke – qëndroni deri në fund dhe mos bëni gjeste
Grekët janë të njohur për dasma të mëdha, ndersa në fund të ceremonisë krijohet “rrethi i të porsamartuarve”. Ata shkojnë tek secili, takojnë gotat dhe urojnë.
Nëse dikush ikën më herët dhe nuk arrin të takohet me çiftin, ta dije se kjo gjë nuk pëlqehet nga mikpritesit. Kur ftoheni në një dasmë greke, mos u mundoni të bini në sy. Te zotet e shtepise janë ata që janë në qendër të vëmendjes, kurse ju duhet të rrini në plan të dytë. (Telegrafi)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: