PRISHTINE- Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim me ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kampin “Film City” Shtabin qendror të NATO-s, KFOR-it në Prishtinë.

Njoftimi i dërguar thekson sot se, gjatë vizitës së parë të ambasadores Jacobson në Shtabin qendror të KFOR-it, ajo diskutoi me Gjeneralin Figliuolo shumë tema në lidhje me zhvillimet më të fundit të situatës së sigurisë dhe socio-ekonomike në Kosovë. U theksua gjithashtu roli efektiv i KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes, e cila mundeson zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike.

Gjatë takimit ambasadorja Jacobson theksoi se “SHBA-ja po vazhdon të mbështes misionin e KFOR-it si një nga kontribuesit më të rëndësishëm”.
Gjenerali Figliuolo nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së kontigjentit amerikan që përbëhet prej rreth 700 ushtarëve, të vendosur kryesisht në Grupin Shumëkombësh Luftarak Lindje, me baKomandanti i KFOR-it Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua me ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobsonzë në kampin “Bondsteel”, dhe në Shtabin qendror KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e SHBA-së, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave të saj në terren që nga viti 1999 si pjesë e një force stabilizuese ndërkombëtare pas përfundimit të luftës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: