Agjencia e lajmeve Reuters raportoi sot në një shkrim për oligarkun rus Abramovich se jahti i tij luksoz “Solaris” ndodhet në bregdetin shqiptar, por kjo gjë është hedhur poshtë nga qeveria shqiptare.

Reauters shkruan sot se të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich, “Solaris” kishte ndezur motorët në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Reuters
Reuters

Destinacioni i tij u tregua si Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.
Ndërkohë autoritetet shqiptarë kanë mohuar se mjeti luksoz ujor i oligarkut Abramovich ndodhet në ujërat territoriale shqiptare. Sipas ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Infrastrukturës mjeti lundrues aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:
Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

SHKRIMI I REUTERS
– Një avion i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich u ul në Moskë herët të martën, pasi u nis nga Stambolli pas një ndalese të shkurtër atje, tregojnë të dhënat e FLIGHTRADAR24.
Avioni i lidhur me Abramovich, pronarin e klubit britanik të futbollit Chelsea, mbërriti në Stamboll nga Izraeli të hënën, pak pasi u pa në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.

Abramovich ishte ndër shtatë miliarderët rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike javën e kaluar në përpjekje për të izoluar presidentin Vladimir Putin mbi pushtimin rus të Ukrainës. Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë përqafuar një lëvizje të ngjashme.
Oligarku rus, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze, ka mohuar të ketë lidhje të ngushta me Putinin.

Një fotografi e marrë nga Reuters tregoi Abramovich të ulur në sallën VIP të aeroportit të Tel Avivit me një maskë fytyre të vendosur mbi mjekër të hënën.
Reuters nuk mundi të verifikonte nëse ai hipi në fluturimin për në Stamboll nga Tel Avivi të hënën apo në atë nga Stambolli në Moskë.
Abramovich tha javën e kaluar se ai po shiste klubin londinez, por kjo shitje tani është në pritje me Chelsea që funksionon nën një licencë të veçantë qeveritare dhe bordi i Premier League e ka skualifikuar atë si drejtor klubi.

Një burim i ministrisë britanike të transportit tha të premten se Britania po kërkonte helikopterë dhe avionë që u përkisnin oligarkëve të sanksionuar.
Prona të shumta duke përfshirë jahte të pasura me vlerë qindra miliona dollarë janë sekuestruar nga autoritetet në Evropë ditët e fundit.
Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich, “Solaris” kishte ndezur motorët në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.
Destinacioni i tij u tregua si Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb