Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka bërë një deklaratë të papritur në rrjetet sociale duke thënë se ka nevojë për një psikologe.
Reperi ka ndarë një status në Instagram ku thjesht ka bërë një kërkesë për të gjithë ndjekësit e tij.”Kam nevojë për një psikologe,“-shkruan ai.
Nuk mund të themi me siguri nëse reperi po ironizon, po jep ndonjë mesazh apo po kërkon vërtetë një psikologe. Në një kohë kur shëndeti mendor po merr gjithnjë më shumë rëndësi e vëmendje, statusi i tij duhet vlerësuar.
Stresi së fundmi bëri xhiron e mediave sociale pasi ka sulmuar anëtarin e grupit TBA, Arben Simonin i njohur thjesht si BMT. Ky i fundit ka reaguar në një “live” duke u shprehur se edhe nëse e vrasin, ai ka videot e agresorëve në duar të sigurta. Përmes një live në Instagram. Stresi tregoi se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.
“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, tha Stresi ndër të tjera./panorama/