Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, Stresi, ka bërë një deklaratë befasuese, ndërsa ka shkuar larg me mendime, deri te vdekja e tij. Teksa është pjesë e Big Brother VIP Kosova, Stressi pohoi se në varrimin e tij do të merrnin pjesë 3 milionë njerëz, më shumë se në varrimin e Tupac.

Në një bisedë të bërë së fundmi brenda ambienteve të shtëpisë, reperi me prejardhje nga Tropoja rrëfeu se ka bërë aq karrierë dhe emër, aq sa në ditën e ceremonisë së varrimit mendon se do të ketë një numër milionësh të prezencës së njerëzve.

“Ky burrë këtu ka me e mbyt karrierën e do të vdesë, me tre milionë banorë që kanë me më ardhë në varrim, krejt Shqipëria e Kosova kanë me më ardhë, ka me qenë vargu ku s’pritet më, as Tupacu as Bigu s’kanë me pas aso varrimi, ditën kur të ma shkruan i madhi Zot”, ka thënë Stresi.

E gjitha kjo ndodhi gjatë një bisede mes disa prej banorëve, ndërkohë që aktorja Shota Baraliu i ka sugjeruar që të mos e mendojë më vdekjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb