Klodian Duro nuk ka mirëpritur vendimin e FSHF-së për të zgjedhur një trajner italian duke anashkaluar ata shqiptarë të cilët janë të gatshëm të marrin drejtimin e kuqezinjve. Ish-futbollisti i Kombëtares, i cili është vetëkandiduar disa herë për t’u ulur në stolin e përfaqësueses, me një postim në rrjete sociale ka ironizuar me vendimin e FSHF-së.

“Sono italiano anch io” (Jam italian edhe unë), shkruante fillimisht Duro me tallje, për vendimin e FSHF për t’i besuar pankinën Rolando Maran.

E më pas, ish-mesfushori i Kombëtares tregonte krenarinë që kishte veshur fanellën kuqezi ndër vite. ”Krenar që jam Shqiptar e që derdha gjak e djersë për flamurin dhe fanellën Kuq e Zi. Duro & Fito”, ishte mesazhi i ish-mesfushorit të Kombëtares.

fsddfsdfsfdsdsfsfdfsdsfd

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb