Këngëtarja Xhesika Polo erdhi në një rrëfim ndryshe në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa në “News24”, ku zbuloi më shumë detaje për pjesëmarrjen në Kënga Magjike dhe ndër të tjera zbuloi dhe raportin e saj të dashurisë me muzikantin Anxhelon .

Moderatorja: Dashuria mban emrin Anxhelo?

Xhesika Polo: Ke fatin që je mikesha ime se nuk e di si do isha përgjigjur për dikë tjetër. Dashuria është një nga gjërat që ta zbukuron jetën, jam me fat që kam në krah një partner fantastik që e kam mbështetje qoftë në jetën e përditshme qoftë në botën artistike. Kemi të njëjtin profil. Jam e lumtur që kam në krah që e kupton, e vlerëson dhe e mbështet pa kushte artin tim dhe muzikën time. Në raportin tonë ai është më toleranti, unë jam pak grifsh, akoma nuk e kam arritur balancën për të qenë partnere perfekte por kam bërë një punë të madhe me veten, se jam njeri me temperament shumë të lart.

Moderatorja: Kënga ‘Lotët e mi’ dhe Anxhelo, a të ka bërë ai të qash?

Xhesika Polo: Patjetër që më ka bërë të qaj se është një marrëdhënie që ka vite. Por kënga ‘Lotët e mi’ nuk është për Anxhelon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: