TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu e ka cilësuar një akt të rëndë ‘bllokimin e rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Shehu tha se është i befasuar që maxhoranca nuk ka pranuar që kjo rezolutë të kalojë në parlament.

“Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët. Jam i befasuar sepse ata nuk pranuan që kjo rezolutë të kalojë në parlamentin shqiptar. Në momentin që parlamenti shqiptar deri sot nuk ka kaluar asnjë dokument për të dënuar këtë gjenocid, siç ka bërë PE, gjë që krijon një impakt shumë të madh për Kuvendin e Shqipërisë. Akt shumë i rëndë bllokimi i kësaj rezolute që ka kaluar në Kosovë, Mal të Zi”, tha Shehu.

Sipas tij, ky bllokim i kësaj rezolute, në një kohë kur problemet në Evropë janë kaq të vështira pas agresionit fashist rus në Ukrainë, kur Serbia s’ka pranuar sanksionet kundër Rusisë domethënë të jesh i detyruar shumë të mos pranosh të hapësh një kërkesë kaq të vlefshëm që do kërkonte jo dënimin por kërkesën për falje.

“Do thotë mos duash t’i kundërvihesh këtyre elementëve e mos marrësh pjesë në politika paqeje.
Këtu kemi të bëjmë me një lidhje okulte të fortë jo vetëm me Ballkanin e Hapur, me Vuçiç padyshim me lidhjen me Rusinë, lidhje që në këtë mënyrë kërkojnë e mund të krijojnë probleme negative për rajonin tonë.
Sipas qëndrimit që mbajti PS, shpresoj që nesër seanca plenare do vendosë të kundërtën, nuk do lejojnë këtë aventurizëm që të majtët sot në konferencën e kryetarëve ndërmorën”, tha Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb