Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë ndaj tij, dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Xhika akuzohet për shpërdorim detyre, që i ka sjellë shtetit një dëm prej të paktën 37 milionë dollarësh, sipas Prokurorisë, me kontratat e ndryshuara për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Duke qenë se ai mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve, avokati i tij, Ardian Leka, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për shuarjen e masës së sigurisë.

Në këtë dokument, që disponohet nga “Panorama”, kontrata për ndërtimin e rrugës ka qenë 404 milionë dollarë. Sipas mbrojtësve të Xhikës dhe Alites, ish-drejtuesi i Njësisë së Zbatimit të Projektit për rrugën Tiranë- Elbasan, konstatimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda se Xhika ka bërë amendime të kontratave pa marrë miratimin e bordit drejtues të ARRSH-së, është i pavlefshëm. “Gjykata citon dhe arsyeton në vendimin e saj se nga ish-drejtuesi i ARRSH-së është nënshkruar amendimi i kontratës në kundërshtim me pikën 8.2 të Rregullores së Brendshme të ARRSH-së, pasi ky urdhër ndryshimi përbën plotësime e përmirësime të rëndësishme të projektzbatimit si dhe modifikime e shtesa të rëndë- sishme (vlera e lartë) të propozuara dhe si e tillë, duhej të miratohej më parë nga Këshilli Teknik dhe Bordi për menaxhimin e këtij projekti.

Nëse do t’i referohemi marrëveshjes “Istisna” dhe konkretisht Seksioni 3, përcaktohet se “Agjenti (KM), pa miratimin paraprak me shkrim të IDB-së, nuk do të bëjë asnjë amendim, ndryshim ose modifikim të kontratës që mund të: a) rezultojë në rritje të çmimit të kontratës; ose b) në një shtyrje të datës së përfundimit; ose c) në një ndryshim të specifikimit; ose d) të mos jetë në përputhje me praktikën e mirë të zakonshme”, thuhet në rekurs. Po kështu, mbrojtja pretendon se për shkeljet nuk ka asnjë aktekspertim real dhe konkret. Raport-auditi i realizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk përbën një provë, nuk është një objekt prove dhe nuk është në kushtet e Nenit 151, përkundrazi, ky raport ka qenë materiali kallëzues, pra, organi i akuzës dhe Gjykata kanë legjitimuar me cilësinë e provës një material kallëzues, sipas mbrojtjes.

Avokati thotë se gjatë kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal nga ana e organit të akuzës, nuk është provuar që i pandehuri të ketë vepruar me dashje, me qëllim përfitimi për veten e tij apo/dhe për persona të tretë. Në këto rrethana vërejmë se nuk mund të provohet lidhja shkakësore mes veprimeve të të pandehurit dhe ardhjes së pasojës, e cila, sikundër theksuam më sipër, është tepër e dyshimtë. Më tej, mbrojtja pretendon se akuza e shpërdorimit të detyrës nga një ish-funksionar i shtetit nuk është kompetencë lëndore e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Mbrojtja pretendon se Xhika është i parrezikshëm për shoqërinë Dëmi i vlerësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan kap shifrën e 37 milionë dollarëve. Këto para, sipas vendimit të Gjykatës, janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga këta persona dhe të tjerë që janë nën hetim. Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë, edhe dëme. Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë, edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë, është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë. Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Vendimi i Gjykatës konstaton se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrëshqitjeve të dherave në vitin 2014. Për këtë situatë, ka pasur vonesa në vendimmarrje për zgjidhjen teknike të problematikës nga Këshilli Teknik i ARRSH-së. Por pavarësisht këtyre shkeljeve të konstatuara, si nga auditi i Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, ashtu edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dy prej ish-zyrtarëve, Qurduka dhe Alite, i kanë mohuar akuzat në seancën e marrjes në pyetje. Tashmë mbetet që të merret në pyetje edhe Xhika, që po hetohet edhe në Elbasan, për një tjetër abuzim me rrugët. dhe se nuk ka arsye apo rrezik që ai të largohet jashtë vendit. “Rreziku i ikjes nuk mund të matet vetëm në bazë të rrezikut të peshës së dënimit”, argumenton mbrojtja në rekurs. Për rastin e skandalit të abuzimit me rrugën Tiranë-Elbasan, është vënë në akuzë, përveç Xhikës dhe Alites, edhe ish-drejtuesi tjetër i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, Aksel Qurduka. Ky i fundit ende nuk ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë.
Burimi:http://www.panorama.com.al/jam-i-parrezikshem-ish-drejtori-i-lsi-kerkon-lirine-ne-gjykaten-e-larte-cfare-thuhet-ne-rekurs/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: