Sa herë pyetet për të ardhmen, Ganluigi Donnarumma zgjedh të driblojë. Portieri i PSG ka folur për mediet pas fitimit të titullit të PSG, ku komentoi vitin futbollistik. Donnarumma nuk lë pa përmendur edhe rivalitetin me portierin tjetër të gjigandëve francez, Keylor Navas.

“Dueli me Keylor Navas dhe e ardhmja? Ky ishte një vit ambientimi. Nuk ishte e lehtë të ndryshohej  gjuha dhe zakonet. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Navasin, por siç tha edhe ai, nuk ishte e lehtë ta përjetoja këtë që po ndodh. Gjërat sigurisht që duhet të ndryshojnë. Jam këtu për të qenë titullar” – tha ai.

888
888

23 vjeçari përflitet për një rikthim te Milano, hipotezë kjo shumë e vështirë për t’u arritur. Italiani ka mbrojtur portën në 15 takime këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb