Aktori i njohur i Hollivudit, Sylvester Stallone, ka shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshorten e tij, Jennifer Flavin, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ylli 79-vjeçar publikoi në orët e para të së premtes, më 6 nëntor, tri fotografi ku shfaqet së bashku me partneren e tij, të shoqëruara me një mesazh të veçantë. “Jam shumë mirënjohës që kam Jennifer pranë meje çdo ditë”, shkroi Stallone në përshkrimin e fotove, duke shprehur vlerësimin për bashkëshorten.
Çifti u martua në maj të vitit 1997 dhe prej atëherë ka ndërtuar një familje së bashku. Ata kanë tri vajza: Sofia, Sistine dhe Scarlett.
