Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho. Një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka pyetur kreun e SPAK në lidhje me faktin që celularet janë 75% e provave totale.
“Pse e gjithë veprimtaria e SPK lidhet me sekuestrimin e celularëve?”, pyet ai,.
Ndërkohë Braho ka sqaruar se kjo ndodh pasi celularët janë një nga mjetet më të përdorura ndaj aty mund të gjen një sërë provatsh, ndërsa ka evidentuar mungesën e një kuadri ligjor lidhur me procedurat e administrimit të provave nga celularët pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
“Celularët janë sendet më të përdorshme. Me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese SPAK ka ndryshuar procedurën e këqyrjes dhe marrjes të të dhënave të celularëve , prokurorët i drejtohen gjykatës edhe për të marrë dhe përdorur të dhënat nga celularët. Edhe pse nuk ka ende një ndryshim ligjor në procedurë në lidhje me procedurën që duhet të ndiqet, vendimi i GJK është nisur të zbatohet për aq sa e mendojmë të zbatueshëm. SPAK ka ngritur edhe një grup pune që të rregullohet nga ana juridike situata. Presime të zhvillohet edhe pak praktika e gjykatës”, tha ai.
