Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj deklaroi se me skemën e inceneratorëve janë qindra miliona euro të marra përmes skemës së evazionit fiskal. E ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Shehaj tha se do të dalin edhe skandale të tjera me importet.

Po ashtu ajo theksoi se shqiptarët paguajnë dadon filipineze të Stela Gugalljas, e cila është në kërkim.

DISKUTIMI
Shehaj: Të tre inceneratorët, Elbasani, Fieri dhe Tirana, kanë një kontratë me ITS-në për ndërtimin. Shteti ua ka dhënë këtyre koncensionin dhe të terja kompanitë, madje dhe në Elbasan s’ka pasur mbikëqyrës ndërtimi, ia kanë kontraktuar ndërtimin ITS-së, ku pronar është Klodian Zotot, i shpallur në kërkim. Do dalin dhe disa skandale për importet që bëjnë këta nga jashtë. Ai është zotëria që ka krijuar gjithçka dhe më pas vjen skema (Zoto). Zotit Koka i duhej paraja me bankë, se ishte politikan. S’ka pasur fatura cash. Paratë i kanë zbritur këta si shpenzime, i di Klod Zoto se ku kanë shkuar. Klodian Zoto i ka tërhequr nga banka paratë, por se ku i ka çuar se dimë.

Fatos Çoçoli: Djalli fshihet pas teknikaliteteve, pas hollësive. pse ekzistojnë këto kompani që janë krijuara në 2018-ën?
Shehaj: Këta marrin paratë tona. I dhanë një vlerë 128 mln euro inceneratorëve. Ata mirë që vjedhin lekët tona, por vjedhin dhe taksat. Të paguajmë dhe filipinezet që mban Stela Gugalla për dy fëmijë, të mbajmë dhe ato ne.
Fatos Çoçoli: Këto 128 mln euro duhet t’i kthehen qytetarëve.

Shehaj: Te kallëzimet penale s’kemi bërë bla bla bla politikisht. më dëgjo se po bëjmë zhurmuesin.
Fatos Çoçoli: I është bërë dëm shtetit Pse se ke deklaruar sa është dëmi?
Shehaj: I kemi çuar të gjitha në prokurori. I nderuar i kemi çuar në Prokurori, në dosje. 189 mln nuk është e gjitha e inceneratorëve. Janë disa kompani publike. Unë dhe një ekip i tërë që punon aty, se kemi ndarë dëmin. Monika Kryemadhi dhe unë e dimë se ka dy hetime, ka dhe një hetim aktual që nuk flet askush, që e ka hapur dhe është vetëm për përfituesit. Po të futesh në kompani të tjera, është më e madhe vlera. Janë qindra miliona euro të marra me skema evazioni. Janë blerë deri te të brendshmet dhe është shitur beton. I gjithi është dëm. Ka dalë atje Gjiknuri dhe tha; 20 mln euro km. Edhe më shumë dëm është. Në Maltë ka shtëpinë Mirel Mërtiri. Mireli vjen vërdallë në Vjenë dhe paguan atje për një artikull kundër Ilir Metës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb