Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka deklaruar se korrupsioni në Shqipëri është kthyer në një problem madhor, duke shtuar se reforma në drejtësi ka dështuar.

Sipas Shehajt paraja e pisët gjithashtu është një tjetër faktor që ka ndikuar në përkeqësimin e kësaj situate dhe se problemi kryesor i korrupsionit fillon që nga kryeministri për të vijuar në tej në nivelet më të ulëta.

“Problemi në Shqipëri, mendoj se është shumë keq. Pra kjo do të thotë se kemi një reformë në drejtësi të dështuar. Ndërkombëtarët duhet të bënin  vlerësimin e parave të tyre se si u ngrit dhe u bë kjo reformë. Ne ecim dështim pas dështimi. Këta tanët 220 mijë dollar i kanë kafe, pastrueset kanë më shumë lekë,  për Rozetën është fjala, patjetër. Këtu tek ne drejtësia bën shoë dhe jo drejtësi. Duhet ndryshim sistemi dhe jo një arnim. Pra një pikë apo dy pikë përmirësim është shumë skandaloze. Këtu problem është shumë i madh sepse paraja e pisët është rrënjosur thellë dhe dëmet do të jenë afatgjatë. Shqipërisë problemi i vjen nga sistemi, nga koka, drejtuesi. Kur t’i dëgjon që kryeministri arrin të korruptojë deri në nivele të tilla, nuk kemi ç’të themi”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb