TIRANË

Dallëndyshe Bici dhe Fatmir Metaj duhet të ishin në burg për shembjen e Prestige Resort. Kështu deklaroi në News24 koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë Briseida Shehaj.

Duke folur për aksionin opozitar, ajo tha se nuk ka më nevojë për fjalë dhe për retorikë. Një nga sugjerimet e saj ishte që të uleshin te dera e SPAK, jo për të bërë rrëmujë, por për të gjitha aferat e korrupsionit të pazbardhura.

“Fjalimi dje i zotit Meta përpos lidershipit mendoj se ishte fjalimi më i mirë dje në atë protestë. Njerëzit janë të lodhur, patjetër që opozita do të mbajë protesta paqësore. Ato tre fjali të z. Meta përmbledhin atë që duhet të ndodhë më pas. Flasim për portin e Durrësit, nxjerrim fakte, zotëria vazhdon. Pa u përfunduar procedurat në parlament ata kanë filluar shitjet. Flasim për inceneratorët, kokat janë në liri, nuk ka hetim të thellë e të plotë. Vazhdojmë të flasim për pastrimin e parave dhe këtu nuk ndodh asgjë. Vriten të rinj nga policia dhe nuk ndodh asgjë.

Ikin të rinjtë punojnë në shtëpitë e barit sepse këtu nuk del. Flasim për Bordin që zhvat të varfrit nuk flet njëri. Flasim për vjedhjen që u bëhet shtresave të varfra, njerëzve në nevojë dhe nuk ka reagim.
Edi Rama dhe Enveri të ishte po të dilte Ramizi nga SPAK-u do thoshte prit ta shohim çfarë po ndodh. Del me cinizëm dhe buzëqeshje, ‘shpresoj shumë të mos jetë dëmtuar z. Berisha’. Ne po internohemi të gjithë në demokraci.
Dje në institucionet shtetërore është bërë presion që nuk do njihen raportet nëse i çon. Sulmohen dhe dëmtohen bizneset. Çfarë nevoje ka më për fjalë nuk e kuptoj. Unë personalisht them të ulemi te dera e SPAK-ut. Jo të bëjmë rrëmujë.
Dhe me atë që ndodhi me Prestige Resort, sot Bici duhet të ishte në burg, Fatmir Metaj duhet të ishte në burg. Janë me qindra biznese pa leje dhe nuk shkojnë, në një biznes me leje shkojnë dhe në ditë pushimi.
Dhe unë kam pas probleme me z. Hysenbelliu, kam vajtur në gjykatë, kam vazhduar punën. Pse nuk pati një letër, një komunikim zyrtar. Pse nuk e sekuestroi shteti 30 mln euro pronë. Sekuestrimi i dosjes në ato momente do të stoponte të gjitha veprimet. Pse nuk veproi SPAK-u? Çfarë retorike ka më, kur unë nuk e mbroj dot veten, vij nga një familje që i kam pas prindërit titullarë, që e njohim ligjin, por një qytetar si t’ia bëjë”, deklaroi Shehaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb