Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Washington DC”.

“Open Gov Hub Washington DC” një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare. Gjatë fjalës së tij Meta shprehu shqetësimin në lidhje me cënimin e tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“I shpreha shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Theksova se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.”, pohon Meta.

MESAZHI I METES
????? Kënaqësi të takoja sot znj.Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare.
Në bisedën e frytshme i shpreha shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke vrarë shpresën dhe detyruar gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi.
Theksova se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.
E falenderova znj.Zohdy për punën që bën “Open Gov Hub Washington DC” dhe për hapjen e degës së “Open Gov Hub Albania”, që do të ndihmojë në promovimin e transparencën, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në Shqipëri.
E garantova se do të shumëfishoj përpjekjet e mia për të bërë gjithçka për rivendosjen e këtyre vlerave, që jo vetëm u sigurojnë qytetarëve një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes, por dhe garantojnë shtetin ligjor dhe të ardhmen tonë europiane.
Integriteti i zgjedhjeve, transparenca dhe një qeverisje llogaridhënëse përpara qytetarit janë domosdoshmëri për një demokraci më të mirë dhe funksionale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb