Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është ndalur në fjalën e tij në Kuvend te inceneratorët dhe te korruspioni që është bërë me to.

Sipas Gjekmarkajt, qeveria ka marrë 430 mln euro dhe inceneratorët nuk janë në funksion. Ai thotë më tej, se janë marrë shumica e parave të shqiptarëve, për t’iu dhënë një pakice të vogël.

“E nderuar Zonja Kryetare,
Të nderuar deputet,

Nuk e di kush do të jenë perfituesit e parë të kësaj marrveshjeje me Spanjen , veshtirë ta thuash se Ymer Agë Ulqinin e fali Mbreti?!
Të jetë Gugallja që vrapoi si Sorkallja apo Zoto që ndihet Zot se nuk e njeh më qeni të zonë?

Do jenë dy ministrat që do të arratisen, apo Agaçi që lë pa pergjigje shefen e prokurimeve publike per inceneratoret në këtë histori tragjike, turpi , babëzie e korrupsioni, këtë armik agresiv e vrases të çdo perspektive shqiptare?

Të nderuar kolegë,

Sigurisht në këtë sallë ka edhe njerez të ndershem por nese nuk reagojmë sot kunder një orteku korruptiv, qe rrezikon të na shtypë të gjithve moralisht dhe të na rrenojë si shtet, një ditë se afermi nga shoqeria do perfundojmë të konsideruar me apo pa faj të gjithë hajdutë!

Ne e kemi në krah vjedhjen e shekullit ! Ne ja ndiejmë fuqinë marrendese të poshtersisë ! Ne e shohim edhe lepurin që vrapon siç di ai në një bark prej llastiku që nuk mbushet kurrë, frikesuar nga vemendja e opinionit publik i cili çmeritet pa sodisfaksionin e drejtësisë.

Po nëse nuk ja dalim të ndalim hajdutet e inceneratorve secili prej nesh rri kot në këtë sallë , thjesht vegjeton dhe shnderrohet në kantidat për hajdut.

Ne të gjithë bashkë duhet të bëjmë diçka që era e ndyrë e korrupsionit , qelbesira e kesaj lengate, të mos mbulojë çdo aromë të ketij vëndi.

430 milion euro u moren nga paratë e shqiptarve , të një populli të tërë ku shumë pensione i ka ende edhe nën 100 mije lek të vjetra, i cili udheton krah per krah me varferinë për të pasuruar nja 10 a 20 shqiptarë të tjerë me pushtet, ose miq zemre të pushtetit !

Nga natyra pushteti është sentimentalist , selektiv, represiv dhe për të respektuar sevdatë e veta , zgjedh, shtyp e merr tek shumica për ti dhënë para pakices.

Këta janë Robin Hudet e Rilindjes që ndryshe nga ai i legjendave angleze jua marrin të varferve për t’ja dhënë Zotos që ska Zot dhe Gugalles qe gugat të cilet kanë huazuar veç emrin !!

Me gjasë paraja ngjan me letren higjenike, per të cilen ka gjithmonë një urgjencë, kur duhet -duhet !!

Këta miliona euro , shumë milona euro u duhen klientve të qeverisë e atyre që i mbeshtesin atërisht brënda saj se jeta ka halle. Lek i bardhë në ditë të zeze per derte e andralla , pushime e pune të mbara , femijet po rriten trashigimia u bën derman në botë me njerez nopran.

Ndaj firmosin teksa mullari me euro behet mal e meqenese nuk shkon mali tek Qeveria shkon Qeveria tek mali , sepse paraja vertete nuk u jep lumturinë por ju qeteson nervat !

Besoj ketu janë disa njerez të qetë që ta ka ënda ti shikosh.

Tre inceneratorë, dy në leter që nuk ekzistojnë ai i Fierit dhe i Tiranes dhe një me pushime lindjeje ai i Elbasanit të cilit kryemjeku i Atdheut i ka dhënë raport që të mos bëjë punë muaj e vite. Por 430 milion euro ama janë marrë shqiptarve!

Ato u bënë pluhur as nishan , as kujtim as vegim ! Një minister është në burg nën hetim dy të tjerë dridhen ketu jashtë si purteka !! Falë insistimit të Opozites dhe mbeshtetjes së faktorit më rilevant nderkombetar komisionit për inceneratoret nuk ju mbyll goja dhe shqiptaret çfarë nuk po shohin !

Persona që çojnë supet, të tjerë që thonë, nuk e di , nuk e di, desh vdiqa me zunë pusi ! Ndonjë qan me denesje, dikujt i thahet gjuha e lyp ujë, nëmeni ujë se plasa se me kanë zënë nën rrasa !

Një tjeter psheretin ”
Kur dalin plakat ne leme,
qaj neno,qaj moj nene..
O me citjane neper kembe,
qaj neno, qaj moj nene..
Me citjane neper kembe
qaj neno qaj moj nene..” !

Një tip pak i tromaksur , djersit teksa qitapet me rrogen disa milionshe Jorida e cila tashme ju duket si shtriga ju ka vene mbi tavolinë dhe ai zvoglohet bëhet si gardelinë !!

Një drejtoreshë e madhe vikat Agaçi i di keto punë se unë isha në gjumë. Ne jemi duart me gishta të gjatë vikat e shkreta duke parë që ska me ditë të lehta.

Sekretaret e pergjithshem ne Qeveri dhe në seli kanë rënë në zi.
Në Itali një gjeneral zihet rob , gjeneral Lisi keq punet bitisi , 30 dynym tokë kishte marrë i uruari në bregdetin e vlores , dy pende qe e nje mushk me reformen agrare të iniciuar nga rilindja për dashamirët e saj.
Shqiperia pret me ankth rrefimin e Kryeministrit para komisionit, qysh do justifikohet , qysh do mbrohet , qysh fajin do hedhe mbi samaret teksa fsheh gomaret ! 430 milion euroi i hengri dheri apo i mori byrazeri??

Me madhengjim presim rrefiminin e Ahmetajt dhe me kureshtje atë të Gjiknurit.

430 milion euro me të cilat mund të beheshin të reja të gjitha spitalet e Shqiperisë , shkollat që u mbyllen kur kendej kaloi i ftohti, zgjerimi i rruges Tirane -Shkoder, rritje rrogash e pensionesh që nuk levizin prej 9 vitesh, që i kishim e nuk i kemi se def i beri korrupsioni !!

Po pse vjedhin? se janë budallenj e nuk e dinë çfarë bëjnë? Jo aspak janë të zgjuar se paraja është marifet e lezet !

Ajo të bën me krah si pije energjitike! Ajo të bën të ndihesh i mençur edhe kur je dudum e merhum, ajo të bën të bukur e me krahë si flutur, ajo të bën delikat e aristokrat, ajo të jep status social , ajo të ferkon barkun me havjar e vere qelibar, ajo gezon femijet qe maten me hijet, ndaj inceratoret janë të ëmbel e të dlirë se 20 vetave jua bëjnë jeten më të mirë!

Po tre milion shqiptarve të tjere ? Sigurisht më të zeze , më fyese se nuk u vjedhin vetem paranë por edhe të drejten, edhe shpresen , edhe voten e dinjitetin edhe deshiren për të jetuar në këtë vend ! Inceneratoret nuk mund të djegin mundin dhe djersen e shqiptarve ata duhet të djegin mbetjen më ndotese në këtë vend Qeverinë dhe hirin e saj duhet vendosur në SPAK -u në muzeun e deshtimeve të veta !!!

Jeni kapur me presh dhe vendi po shkon per lesh !! Nga uria që keni po hani Shqiperinë dhe të ardhmen e saj e bashkë me të vetveten. E keni filluar me thonjet në komision.

sic e do zakoni ju pershendes me kengen popullore;

ne nje stan atje ne lug
zonj’ e stanit zinte buke
ne lendinen bare bute
hedhin valle tre hajdut

Faleminderit”, tha Gjemkarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb