Gjeorgjia vjen në kushte perfekte në “Air Albania”, ekipi i drejtuar nga legjenda franceze e Bayern Munich, Willy Sagnol, ka siguruar 4 fitore në 4 ndeshjet e fundit, një tregues i kuqezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë. Sfidën e fundit, thyen në transfertë Bosnje Hercegovinën, pikërisht një rezultat të tillë shpresojnë ta arrijnë edhe kundër Shqipërisë. Sagnol, vlerëson kuqezinjtë dhe individët që Edy Reja ka në dispozicion

“Kam të njëjtën pritshmëri si para ndeshjes ndaj Bosnjë Hercegovinës. Është e qartë për stafin e ekipit kombëtar që duam të përdorim këto ndeshje për të përgatitur ato të Ligës së Kampioneve. Ne e njohim shumë mirë kundërshtarin, Shqipëria është një skuadër e fortë, e cila e ka treguar veten në ndeshjen ndaj Spanjës. Kundërshtari ka lojtarë interesantë të cilët luajnë në klube të mira europiane, e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë të paktën sa ajo që luajtëm ndaj Bosnjë Hercegovinës.

Sagnol beson se nëse arrijnë të jenë të disiplinuar në fushë, mund të arrijnë një rezultat pozitiv:
“Skuadra shqiptare mund të jetë e lodhur pas ndeshjes dhe udhëtimit në Spanjë, gjë që është e kuptueshme, ndaj nuk mund të përjashtohen ndryshime në radhët e saj. Në vitet e fundit, skuadra shqiptare nuk ka ndryshuar shumë në stilin e saj të lojës dhe në taktikë. Që të arrijmë një rezultat pozitiv, është shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë disiplinën dhe shpirtin e skuadrës”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb