Autoritetet ukrainase kanë akuzuar trupat ruse se janë duke vendosur mina kudo në qytetin e Lysychansk, duke shtuar se kjo vë në rrezik civilët e sidomos fëmijët.

“Trupat ruse po shpërndajnë mina “kudo” në qytetin e Lysychansk në Ukrainën lindore. Minat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe “çdo fëmijë apo civil mund të shkelë mbi to dhe të vdesë ose të humbasë një gjymtyrë”, tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai.

Ai ka shtuar se bombardimet mbi Lysychansk tani po ndodhin vazhdimisht natë e ditë.

“Rreth 15.000 njerëz kanë mbetur në qytet, shumica kanë refuzuar të largohen, pavarësisht se ne vazhdimisht u kemi bërë thirrje për evakuim”, tha Haidai.

Ai tha se ishte e vështirë të jepej një raport për dëmet në qytet për shkak të bombardimeve në fronte të shumta nga forcat ruse, por mbeti optimist për mundësinë që trupat ukrainase të shkaktojnë sa më shumë humbje në trupat ruse.

“Është e mundur që gjatë sulmit të Lysychansk, ata të humbasin aq shumë pajisje dhe trupa sa nuk do të jenë më në gjendje të kryejnë plotësisht operacione sulmuese, gjatë të cilave ne do të marrim më shumë armë perëndimore që do të mposhtin armikun tonë.

Ne jo vetëm që nuk do të ndalemi, por do të fillojmë edhe çlirimin e tokave të pushtuara”, tha Haidai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: