Ikona e muzikës pop Janet Jackson do të rikthehet së shpejti me një album të shumëpritur por jo vetëm. Ajo do të bëhet artistja e pare afro amerikane që do të ketë edhe shtëpinë e saj diskografike që do të quhet “Rhythm Nation”.

Të shumta kanë qenë thirrjet e fansave që Janet Jackson të rikthehej me një album të ri. Janet nuk ka publikuar asnjë material që pas vdekjes së vëllait të saj, mbretit të muzikës pop Michael Jackson. Prej disa vitesh ajo është zhdukur plotësisht nga skena muzikore, madje që prej martesës me miliarderin Wissam Al Mana ajo ka jetuar në Katar.

Por revista “Forbes” njoftoi se Janet tashmë ka vendosur rikthimin, brenda 30 ditësh do të nxjerre këngën e parë ndërsa në vjeshtë do të publikohet albumi i ri që ende nuk ka një titull.

Revista amerikane “Billboard” shkruante se yjet e rinj të skenës duhet të frikësohen nga rikthimi i Janet Jackson e cila gjatë 30 viteve karrierë ka shitur më shumë se 160 milionë disqe në mbarë botën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: