PRISHTINE- Përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiç ka reaguar ndaj cilësimit si ‘Kishë e Millosheviçit’ që i është dhënë Kishës ortodokse në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Ai thotë se kjo Kishë nuk ka të bëjë me Millosheviçin, pasi leja për ndërtimin e saj është dhënë nga Hamdi Vraniçi, ish-kryeshef ekzekutiv i Prishtinës.

Më tej, Janjiç ka theksuar se Kisha nuk është fajtore për shtypjen që mund t’u jetë bërë shqiptarëve, ndërsa ka paraqitur edhe dokumente në të cilat sipas tij është vërtetuar pronësia nga misionin i UNMIK-ut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb