Presidenti Ilir Meta deklaroi se jep dorëheqje nga këshillat për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, për të cilin nuk i kurseu akuzat dhe ironitë.
I ftuar në “Frontline” në ‘News24’ Meta tha se kriza në PD zgjidhet me dialog dhe jo me brava.

“Po kush ua ndau partinë? Ilir Meta? Dhe me kryeregjisorin që i tha; ti kur humbet, fiton. Ilir Meta u përpoq që të mbante bashkë demokratët në 2013-ën. Edhe në 2017-ën. Sa herë e kam mbështetur kur e kanë lënë në mes të rrugës?! Për ça i duhet partia? Që ta marr policia dhe ta marrë në mbrojtje. Ka frikë se ja merr ‘dyqanin’ doktori? Nga ai dyqan atje bëhen dhe dhjetra dyqane te ato kullat e lirisë? S’kam parë servil më shumë. Ja thoja; Thuaj Saliut kjo është kështu, kjo ashtu. Secili ka mendimin e vetë. Çdo njeri në Shqipëri, komunist, socialist, pa parti, ky njeri ka kaluar çdo limit. Është kthyer në problem të madh për vendin dhe duhet ta zgjidhi në mënyrë demokratike. Nuk zgjidhet as me brava dhe bërryla, por me dialog, me dorëheqje. S’ka mënyrë tjetër. I takon popullit të 2 Marsit, dhe populli i 2 marsit është popull i Bulevardeve të gjera. Skam plan të përzihem me Kullat e lirisë.”, tha Meta.

Pse i shkruat vetëm Këlliçit?
I jam drejtuar institucioneve të shtetit. Pata komunikim me zotin Belind, pasi pashë në seli shumë makina. Jap dorëheqje nga këshillat miqësore ndaj zotit Basha se nuk kanë vlerë, kuptim. Kur ai më përfshin mua në trekëndëshin e Bermudës dhe merr tërë ditën në gojë presidentin, e di ti moj zonjë e nderuar se pse nuk bëhen votimet në PD? Se ai nuk rri dot në një sallë me zotin Berisha dhe me mua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb